FLASH :

Zbardhen detaje të reja për vdekjen misterioze të stilistes irlandeze në jahtin luksoz në Nju Jork

Hetuesit në SHBA po verifikojnë pretendimet se Martha Nolan-O’Slatarra, dizajnerja 33-vjeçare e kostumeve të banjës, mund të ketë vuajtur nga kanceri në tru – një zhvillim i papritur që ka tronditur familjen. Trupi i themelueses së markës East x East u gjet më 5 gusht në një jaht luksoz në Montauk, pak pasi kishte zhvilluar një takim me biznesmenin amerikan të sigurimeve, Christopher Durnan.

Sipas mediave, Durnan u pa duke dalë nudo nga jahti rreth mesnatës, duke kërkuar ndihmë dhe duke treguar se Martha kishte humbur ndjenjat. Megjithëse autopsia e parë nuk gjeti shenja dhune apo trauma, prania e një pluhuri të bardhë misterioz në kabinën e jahtit ka ngritur dyshime për mbidozë me kokainë ose substanca të tjera narkotike.

Familja e saj, e shokuar nga lajmi, ka udhëtuar nga Irlanda drejt SHBA-së për të kërkuar një autopsi të dytë dhe ka angazhuar një avokat të njohur për të zbardhur ngjarjen. Ata mohojnë kategorikisht pretendimet për sëmundje, duke thënë se Martha ishte “plotësisht e shëndetshme”. Hetuesit nga Suffolk County vazhdojnë të marrin dëshmi dhe të presin rezultatet toksikologjike, që pritet të dalin pas disa muajsh.

Martha, e rritur në Carlow të Irlandës dhe e vendosur në SHBA prej vitit 2015, kishte ndërtuar një jetë luksoze mes Nju Jorkut dhe Hamptons, duke u bërë pjesë e rrethit elitar të modës. Vdekja e saj mbetet nën hetim, ndërsa familja kërkon përgjigje për rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.