FLASH :

Zbardhen detaje nga vrasja në Podujevë/ Identifikohet autori, e qëlloi me breshëri plumbash brenda mjetit të tij

Zbardhen detaje të reja nga vrasja mbrëmjen e së shtunës në Podujevë.

Sipas mediave të Kosovës, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij. Ndërsa, autori dyshohet të jetë Arbër Havolli.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi një ditë më parë  se  lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.

Po ashtu hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbardhjen e plotë  të shkaqeve të vrasjes.