Edhe pse prej 2 vitesh ish ambasadorja Yuri Kim nuk është më pjese e Shqipërise ajo përsëri është vendosur në qëndër të vëmëndjes nga Monika Kryemadhi, e cila e sulmoi atë sot ne Spak. Ajo e akuzon se Ilir Meta u arrestua me urdhër të ish-ambasadores amerikane. E pyetur nësë është e moralshme që Ilir Meta të kandidoje përsëri si deputet përsa kohë që ai është nën hetim, Kryemadhi shprehet që …“është e moralshme. Duke pasur parasysh në këtë sistem që jemi, ku e dimë që kemi bërë një sistem për të dhënë drejtësi, jo për të burgosur njerëzit që janë në hetim.”
” Edhe McGonigal që akuzohet për influencën ruse, u gjykua në gjendje të lirë dhe pas 4 muajsh shkoi për të kryer dënimin. Ne i burgosim që janë në hetime dhe pastaj bëjmë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi. Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë. “ – u shpreh Kryemadhi.