Disa nga emrat më të njohur të showbiz-it po largohen gjithnjë e më shumë nga dietat e rrepta që kanë ndjekur për vite me radhë. Aktorja dhe guruja e mirëqenies, Gwyneth Paltrow, 52 vjeç, ka deklaruar se ka hequr dorë nga dieta Paleo pas shumë vitesh të kaluara në një regjim të rreptë pa bukë, djathë apo makarona, duke pranuar se është “e lodhur” nga kjo mënyrë jetese.

Edhe të famshëm të tjerë kanë ndryshuar mendim. Ashton Kutcher përfundoi në spital pasi ndoqi një dietë fruitariane për rolin e Steve Jobs, me probleme serioze në pankreas. Ndërkohë, Anne Hathaway rrëfeu se e la veganizmin pasi ndjeu përmirësim të menjëhershëm në trupin dhe mendjen e saj pas konsumimit të një pjate salmon në Islandë gjatë xhirimeve të Interstellar.


Kourtney Kardashian hoqi dorë nga dieta keto dhe tha se trupi i saj “ndryshoi për mirë” pas këtij vendimi. Kelly Brook braktisi dietën Atkins duke pranuar se preferon të shijojë jetën me croissant-e dhe verë. Lizzo gjithashtu ndryshoi qasje, duke shtuar sërish proteina shtazore në dietën e saj, pas një vizite në Japoni që, sipas saj, i përmirësoi ndjeshëm energjinë dhe mirëqenien.

Edhe Jenna Ortega nuk mundi të ruajë veganizmin gjatë xhirimeve të serialit Wednesday në Rumani, për shkak të mungesës së ushqimeve të përshtatshme dhe u bë pescatariane.

Ky trend tregon se edhe të famshmit, të cilët shpesh shihen si modele për mënyra ekstreme të të ushqyerit, po i rikthehen balancës dhe dëgjimit të nevojave reale të trupit të tyre.