Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shkaktuar polemika pasi për të festuar ditëlindjen ka angazhuar disa persona me nanizëm për një shfaqje argëtuese.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, përfshirë edhe atë të ADEE-së, shoqatës spanjolle që përfaqëson personat me akondroplazi dhe displazi të tjera skeletore. Organizata ka njoftuar se do të ndërmarrë “veprime ligjore dhe sociale për të mbrojtur dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara”, duke e cilësuar ngjarjen si “një praktikë të patolerueshme”.