Kur vjen puna te trendet e xhinseve, jemi zyrtarisht në një epokë ku “çdo gjë vlen”.
Një ditë lexojmë se xhinset e ngushta janë rikthyer, ditën tjetër dominojnë xhinset e gjera sipas stilit të vitit 2025, pastaj flitet për modelet “barrel-leg”, dhe menjëherë pas tyre janë xhinset me prerje të drejtë që i veshin vajzat franceze. Me pak fjalë: është e vështirë të mbash ritmin. Por mes gjithë këtij kaosi një gjë është e qartë, sot, çfarëdo modeli të zgjedhësh, nëse e vesh me stil, dukesh cool.
Dhe pse mendojmë kështu? Dy fjalë: Margot Robbie.
Aktorja ndaloi së fundmi në Londër për promovimin e filmit të saj të ri A Big Bold Beautiful Journey, dhe një nga veshjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një set Chanel me ngjyrë bezhë, një bluzë dhe xhaketë, të kombinuara me xhinse.
Por jo xhinse çfarëdo: Robbie zgjodhi një palë xhinse me prerje të gjerë, të frymëzuara nga vitet ’70, me bel të lartë dhe të gjera poshtë.
Nëse disa vite më parë ky model do të quhej “i dalë mode”, gjatë gjithë vitit 2025 rikthimi i tyre ka qenë kryefjalë. Dhe kur dikush si Margot Robbie i vesh, nuk ka dyshim që ky trend është i konfirmuar. Duke qenë se këto xhinse zakonisht janë të gjata, ato kombinohen në mënyrë perfekte me taka, pikërisht siç bëri edhe ajo.