FLASH :

Vritet në Vaun e Dejës ish-polici i dënuar me 21 vite për vrasje

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi Frrok Lleshaj 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Frrok Lleshi, i dënuar me 21 vite burg për vrasje. Kishte vetëm 2 vite që ka dalë nga burgu. Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorsinë e ngjarjes për të cilën është dënuar. Mësohet se në fillim vitet ’90 ka shërbyer edhe si efektiv policie. Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje por grupi hetimor po heton çdo pistë të mundshme.