80-vjeçari Doksan Dushku, i dënuar me 16 vite burg në vitin 2015 për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë.
Në rekursin që mban datën 31 korrik, Doksan Dushku kërkon që përfundimisht të dënohet me 14 vite në total, duke përfituar ulje prej 2 vitesh.
Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në vitin 2014.
Doksan Dushku e pranoi në atë kohë vrasjen e vajzës së tij shtatzënë. Shkak i vrasjes ishte një histori dashurie e vajzës dhe fakti që kishte mbetur shtatzënë në muajin e 5-të.








