FLASH :

Vrau me breshëri plumbash dy persona dhe plagosi 2 të tjerë, Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës

Autori i masakrës së Shkodrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur është njohur me masën e sigurisë ditën e sotme. 

Ditën e hënë, Gila në tentativë për të ekzekutuar Erogen Brajoviç, ka vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën teksa këta po konsumonin kafe në një lokal pranë qendrës së Shkodrës. 

Nga atentati, shënjestra Brajoviç ka mbetur i plagosur së bashku me kamarieren e lokalit Meri Kaceri.

Mësohet sa Gjykata e Shkodrës i ka caktuar Gilës masën e sigurisë arrest me burg.