FLASH :

Vrasja në Maliq: Autori 14-vjeçar në gjendje të rëndë psikologjike, pritet të merret në pyetje sot

14-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Maliq ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, gjë që ka penguar deri tani marrjen në pyetje nga grupi hetimor. Sot pritet që, në prani të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të merret dëshmia e tij. I mituri akuzohet për vrasje me dashje.

Sipas raportit të ekspertizës mjeko-ligjore, viktima 14-vjeçare humbi jetën si pasojë e një goditjeje të vetme me thikë në zemër, plagë fatale që shkaktoi vdekjen brenda pak minutash në vendngjarje. Pas krimit, autori tentoi të largohej me makinë, ndërsa xhaxhai i tij mori thikën e krimit, e lau dhe e fshehu, duke penguar hetimet.