FLASH :

Vrasja me armë zjarri e një person në Kosovë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për të shtënat, dhe menjëherë njësitet relevante janë dërguar në vendin e ngjarjes. Viktima, një mashkull, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

“Bazuar në të dhënat e para, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Personi i dyshuar për këtë krim tashmë është identifikuar dhe Policia është në kërkim të tij”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se viktima ka mbërritur në QKUK pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar, ndërsa forcat policore janë angazhuar në kapjen sa më të shpejtë të autorit të dyshuar, i cili ende ndodhet në arrati.