Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për vrasjen e trefishtë në Gjilan që tronditi mbarë opinionin publik.
Përveç Mefail Shkodrës autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij Edonis e Engjull Shkodra të dyshuar si autorë të vrasjes.
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.
Viktimat Selami Hasani dhe Edmond Hasani (babë e bir) argjendarë të njohur në Gjilanit, u vranë në një kafene pranë ndërtesës së komunës së Gjilanit një ditë më parë.
Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, Abedin Hoxha, i cili po trajtohej në spitalin e Gjilanit, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre.
Njoftimi i policisë:
Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
