FLASH :

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada, policia shpall në kërkim një 34-vjeçar të dyshuar

Hetuesit kishin identifikuar një fuoristradë që u largua nga vendi ku u gjet i vrarë shqiptari, pak para se aty të mbërrinte policia.

Autoritetet kanadeze kanë identifikuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit Paulin Harusha, 43-vjeçarit shkodran që u vra më 13 shtator në Toronto.

Sipas mediave kanadeze, autori i dyshuar është një 34-vjeçar i quajtur Meelad Tarin. Ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti në të gjithë Kanadanë.

Hetuesit kishin identifikuar një fuoristradë që u largua nga vendi ku u gjet i vrarë shqiptari, pak para se aty të mbërrinte policia.

Dyshohet se Paulin Harusha dhe i dyshuari kanë patur njohje mes tyre.

Megjithatë, këto detaje do të jenë më të qarta gjatë hetimit në vijim.

34-vjeçari Harusha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës.