FLASH :

Vrasja e Kristian Kolës/ Gjendet i djegur motori i autorëve, çfarë dihet deri tani nga hetimet

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati që tronditi mbrëmjen e të enjtes qytetin e Shkodrës, ku u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Kristian Kola. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në një lokal tek kinema “Republika”, në lagjen “Vasil Shanto”.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet, burime për mediat bëjnë me dije se motori i përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, është gjetur nga Policia e Shkodrës totalisht i shkrumbuar në fshatin Vakatanë.

Mësohet se mjeti është dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës me qëllim përftimin e ndonjë gjurme. Gjithashtu, hetuesit shpresojnë të arrijnë të sigurojnë nr. e shasisë së tij, për të zbuluar më pas mënyrën se si ai ka rënë në duart e vrasësve.

Dyshohet se dy autorët që morën pjesë në krim, të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga fshati Vakatanë, pas djegies së motorit dhe se dyshimet janë se kemi të bëjmë me një grup vrasësish me pagesë.

Grupi hetimor po vijon me kqyrjen e filmimeve të kamerave të sigurisë, ku rezulton se dy autorët e maskuar me skafandra dhe të veshur me të zeza, humbin gjurmët me motor pranë stacionit të trenit.