Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është dhënë sot pretenca përfundimtare nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko. SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë “vrasje me paramendim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik narkotikësh”, të kryera në formën e një grupi të strukturuar kriminal.
Më konkretisht, Prokuroria ka kërkuar:
Leonard Duka – 32 vite burgim, me vuajtje në një burg të sigurisë së lartë
Erlis Duka – 25 vite burg
Fatmir Hyseni – 32 vite burg
Aleksandër Manxhaku – 22 vite burg
Oltjon Loga – 23 vite burg
Dritan Agai – 23 vite burg
Të pandehurit akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që organizoi dhe ekzekutoi atentatin ndaj ish-policit Santiago Malko, ngjarje që tronditi opinionin publik. Gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar në javët në vijim.