FLASH :

Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj sot del para Gjykatës! Çlirim Doganin e ‘tradhton’ telefoni i vajzës

Çlirim Dogani, 55 vjeç nga Roskoveci, pritet të dalë sot para Gjykatës së Fierit nën akuzën e rëndë për bashkëpunim në vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur në fshatin Frashër të Patosit. Sipas hetimeve paraprake, Dogani dyshohet se ka ndihmuar vajzën e viktimës, Emalinda Rama, në kryerjen e krimit, pasi i ndjeri ishte kundër lidhjes së tyre.

Dogani, i cili punonte si shofer autobusi në linjën Arapaj-Fier, mësohet të jetë njohur me vajzën përmes këtij itinerari. Ai mohon të ketë qenë në vendin e ngjarjes apo të ketë pasur dijeni për krimin, duke pretenduar se ndodhej larg në momentin e vrasjes. Por hetuesit janë të bindur se vrasja nuk është kryer vetëm nga vajza e viktimës, e cila tashmë ka rrëfyer se ka qenë autorja e aktit. Të dhënat nga telefoni i saj kanë çuar në ndalimin e Doganit si bashkëpunëtor, ndërsa në pranga janë edhe vetë vajza dhe bashkëshortja e viktimës. Gjykata pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Doganit.