Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Policia zbulon ku po fshihen dy vëllezërit Bushgjoka

Detajet e reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e 8 korrikut ku si pasojë ndërroi jetë Renis Dobrës.

Uniformat blu, kanë mundur të konfirmojnë me pamje filmike, se katër personat Atjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri, kanë marrë pjesë në rrëmbimin e 23-vjeçarit.

Bëhet me dije se Aleksadër Bushgjoka rezulton që ka dalë jashtë vendit, duke përdorur kufirin e Kosovës një ditë pas ngjarjes.

Ndërsa vëllai i tij Kristi Bushgjoka, dyshohet se ndodhet në Kosovë edhe po fshihet atje.

Ndërkohë Petrit Çakrri, është arrestuar në hyrje të Tropojës.

Policia shqiptare, është në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës për kapjen e tyre.