Vrapi është ndër aktivitetet fizike më të përhapura në botë dhe, sipas një studimi 15-vjeçar të publikuar në Progress in Cardiovascular Diseases, ai mund të jetë çelësi për jetëgjatësi.
Sipas të dhënave të publikuara edhe nga AgroWeb.org, njerëzit që vrapojnë janë 25-40% më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme dhe jetojnë mesatarisht 3 vite më shumë se ata që nuk ushtrohen fare. Edhe një vrap i lehtë, për pak minuta në ditë, mjafton për të korrur përfitime domethënëse.
Çfarë zbulon studimi:
- Çdo orë vrapi sjell 7 orë jetë shtesë;
- Edhe vrapimi i ngadaltë dhe i shkurtër ka efekt të njëjtë me atë të shpejtin e të zgjatur;
- Përfitimet vlejnë edhe nëse e nisni vonë në jetë;
- Mungesa e aktivitetit fizik ishte faktori kryesor i vdekjeve të parakohshme (16%), më i lartë se pirja e duhanit (11%) apo obeziteti (8%).
Krahasime domethënëse:
- Njerëzit që janë aktivë pa vrapuar rrisin jetëgjatësinë me 12%;
- Ata që vrapojnë, edhe jo rregullisht, fitojnë një rritje prej 30%;
- Vrapi del më efektiv se çdo formë tjetër e aktivitetit fizik në aspektin e ndikimit në jetëgjatësi.
- Ekspertët theksojnë se nuk ka nevojë të bëheni maratonistë për të përfituar – edhe një vrap i shkurtër çdo ditë mund të bëjë diferencën. Ai është i volitshëm, pa kosto, dhe nuk kërkon pajisje apo trajnim të posaçëm.
Me fjalë të tjera, nëse doni të jetoni më gjatë, vishni atlete dhe dilni të vraponi.