FLASH :

Votat nga shqiptarët e Greqisë: Dy kuti për Tiranën me rezultate thuajse identike, dyshime për manipulim

Rezultatet paraprake nga votimi i diasporës shqiptare që jeton në Greqi, për qarkun e Tiranës, po ngjallin shqetësim dhe dyshime serioze mbi integritetin e procesit.

Në kutinë e parë të hapur, Partia Socialiste ka marrë 250 vota, ndërsa Partia Demokratike vetëm 43 vota.

Ndërkohë, edhe në kutinë e dytë e cila përfshin gjithashtu vota të emigrantëve nga Greqia për Tiranën shifrat janë thuajse identike: 240-250 vota për PS dhe 40-43 vota për PD.

Përqindja mbetet konstante: rreth 14% për PD dhe pjesa tjetër për PS.

Kjo ngjashmëri e pazakontë mes kutive ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një mekanizmi të qëllimshëm të mbushjes së kutive, përmes një inxhinierie elektorale të mirëorganizuar.