Bashkimi Evropian ka aktualisht në dispozicion më shumë se 4 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën. Kështu deklaroi të premten Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sipas saj, kjo shumë përfaqëson jo vetëm një angazhim për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, por edhe për të ardhmen e tij si një shtet sovran dhe demokratik.
“Ky është angazhimi ynë për rimëkëmbjen e Ukrainës, por edhe për të ardhmen e saj si një vend sovran dhe demokratik,” citohet von der Leyen nga agjencia Reuters.