FLASH :

Vodhi telefonin dhe sendet personale të një shtetaseje, arrestohet 34-vjeçari në Lushnjë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia  pasi vodhi telefonin dhe sendet personale të një shtetaseje në qershor të vitit 2023, në ambientet e spitalit të Lushnjës.

Shtetasi Xh.Xh është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:

Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes).

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.