FLASH :

Këta jane dy skifterët që po grabisnin Orikumin

Policia e Orikumit ka zbardhur dhe dokumentuar dy raste vjedhjesh në këtë zonë, falë punës intensive të specialistëve për hetimin e krimeve. Në pranga kanë rënë një 19-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Orikum, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve të pronës.

Sipas hetimeve, më 12 maj 2025, të rinjtë kanë tentuar të vjedhin një banesë në qytet dhe kanë realizuar një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar edhe raste të tjera, ku të dyshuarit mund të jenë përfshirë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policise:

Stacioni i Policisë Orikum, në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e dy rasteve të vjedhjes së pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, të dy banues në Orikum.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.