Zjarri në zonën e Dukatit në Vlorë vijon prej më shumë se 1 jave.
Flakët vijojnë të avancojnë, teksa ditën e sotme pritet të ndërhyjë nga ajri helikopteri ushtarak “Cougar”.
Zjarri në masivin pyjor të Dukatit vijon prej më shumë se 1 jave, duke rrezikuar edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Terreni i vështirë malor pamundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Për këtë arsye është e nevojshme ndihma nga ajri përmes helikopterit Cougar.
Përhapja e flakëve në zonën e Dukatit është ndihmuar edhe nga erërat e forta, çka ka mundësuar shtrirjen e zjarrit në një sipërfaqe më të madhe.
Me qindra pisha dhe bredha janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit.