Policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë si autorë të dhunimit të punonjësit të ‘Ilirian Guard’ më 25 shkurt 2025. Ngjarja ndodhi gjatë orarit të punës pranë drejtorisë së Tatim Taksave në qytetin e Vlorës.
Veç 59 vjeçarit të identifikuar me inicialet S.L në kërkim janë shpallur 2 shtetas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore, pas referimit të rastit në Prokurori dhe nisjes së procedimit penal për shtetasin S. L., kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim edhe të shtetasve H. L, 30 vjeç, dhe B. L, 27 vjeç, pasi të tre dyshohen se janë konfliktuar duke goditur me grushte, gjatë detyrës si roje pranë një institucioni, shtetasin E. B. 35 vjeç, informoi sot policia e Vlorës.”
Ngjarja mendohet se ka ndodhur më 25 shkurt 2025.
Sipas informacioneve, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshje mes 36-vjeçarit dhe një shtetasi qe punon shofer i një Drejtuesi institucioni në Vlorë, i cili refuzoi të lëvizte makinën, edhe pse 35 vjeçari e kishte kërkuar. Pas përplasjes, shoferi është larguar, por është kthyer më vonë me dy djemtë dhe shokët e tyre. Ata e kanë goditur Ervis Belishakon me mjete të forta në kokë dhe trup.