Vlorë – Tre automjete janë përplasur pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë rreth orës 15:45.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.
Aksidenti fillimisht shkaktoi trafik të rënduar, ndërsa tani qarkullimi po kryhet normalisht.
Njoftimi i policisë:
Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.