FLASH :

Vlora dhe Durrësi thajnë për ujë, ndërkohë që ujë ka plot dhe derdhet në det sepse qeveria nuk investon

Është e pabesueshme që në mesin e sezonit veror, kur i gjithë vendi është i mbushur me turistë, raste të shumta për mungesë uji të pijshëm raportohen nga qytete të ndryshme si Durrësi, Kavaja dhe Vlora dhe rrethinat përkatëse.

Mungesa e ujit është përtej orareve të kufizuara që kanë gjithsesi shqiptarët edhe pse po të hapesh televizionet që bëjnë propagandë pro përrallave të Ramës, ne jemi vendi i përzgjedhur nga të gjithë turistët e botës.

Në 2025, pas 12 vitesh qeverisje, Edi Rama nuk ka arritur ende të zgjidhë problemin e ujit në vend.

Ujë ka plot, ai derdhet kot nga burimi në det, vetëm sepse drejtuesit lokalë dhe qendrorë, janë të paaftë që të kenë vizionin e duhur mbi problematikat reale të njerëzve dhe sepse fondet që do të duhet të investoheshin për këtë infrastrukturë kaq jetike, shkojnë si dëm në arkat e shtetit me shkelje dhe abuzime të ndryshme fondesh, gjë për të cilën shumë ish-ministra dhe ministra te Ramës, janë ose në burg, ose nën hetim.