FLASH :

Vlonjati trim me emrin në targë dhe tre 1-sha, godet Fiat-in me makinë pas sherrit, arrestohet

Një aksident rrugor i ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë ka degjeneruar në një konflikt fizik dhe përplasje të qëllimshme mes drejtuesve të mjeteve. Fillimisht u raportua për përplasjen e dy makinave, por situata agravoi më tej kur njëri prej shoferëve, në vend që të ndalonte, nisi të godasë qëllimisht me makinën e tij automjetin tjetër, duke e shtyrë jashtë rruge – me shoferin ende brenda.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit të sulmuar ka arritur të dalë pa lëndime, por të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Shoferi agresiv është shoqëruar menjëherë nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit dhe pritet një njoftim zyrtar për masat që do të merren.