FLASH :

Vllaznia i shënon tre gola në shtesë Partizanit, e mposht me përmbysje 4-1! Shkodranët përkohësisht në krye

 Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të shtunën tre nga pesë ndeshjet e raundit të tretë. Tri pikë për Egnatian dhe Vllazninë, ndërsa Tirana dhe Flamurtari barazuan 1-1 në ‘Selman Stërmasi’.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Superligë foli për Vllazninë. Të besuarit e Edi Martinit mposhtën 4-1 Partizanin, me fundin e sfidës që ishte dramatik.

Ishte Partizani që kaloi në epërsi pas 26 minutave lojë me Vusal Isganadarli, para se Bekim Balaj të barazonte dhe t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër. Në fraksionin e dytë ndeshja prodhoi shumë raste, por duhej fundi i saj që tifozët të përjetonin emocione të vërteta. Një penallti e kthyer në gol nga kapiteni Balaj i dha epërsinë shkodranëve në shtesën e parë, ndërsa Partizani u hodh në sulm në kërkim të barazimit.

Hapësirat e lënë pas bënë që “Demat” të pësonin edhe dy gola të tjerë nga Esin Hakaj dhe Charles Bismarck. ‘Shthurje’ totale te Partizani, që pëson humbjen e parë këtë sezon. Vllaznia me gjashtë pikë ngjitet përkohësisht në vendin e parë.

Raundi i tretë i Superligës mbyllet sot me dy takimet e radhës në orën 19:00. AF Elbasani pret Dinamon, ndërsa në ‘Niko Dovana’ luhet Teuta – Vora.

Superliga, raundi i tretë:

E shtunë, 13 shtator 2025

Bylis 0-1 Egnatia

Tirana 1-1 Flamurtari

Vllaznia 4-1 Partizani

E diel, 14 shtator 2025 – 19:00

AF Elbasani – Dinamo

Teuta – Vora

Renditja: