Vllaznia e nisi sezonin 2025-2026 me një fitore 2-0 ndaj kampiones në fuqi, Egnatias. Paraqitje bindëse nga shkodranët, që japin sinjalet e para pozitive, në një sezon ku objektiv është titulli kampion.
Kuqeblutë kaluan në avantazh në minutën e 18-të me një gol të Erdenis Gurishtës pas një daljeje të gabuar të portierit Dajsinani. Pesë minuta më pas, trajneri Edi Martini u ndëshkua me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit.
Bekim Balaj humbi një penallti në minutën e 33-të, por në fillim të pjesës së dytë, Melos Bajrami shënoi golin e dytë për Vllazninë. Në minutën e 56-të, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Woltai me karton të dytë të verdhë.
Skuadra rrogozhinase arriti të shfrytëzonte rastet e pakta që krijoi. Ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Vllaznisë, që siguroi tre pikët e para në kampionat.
Egnatia, në krahun tjetër, e nisi sezonin me vështirësi, pas largimit të disa prej lojtarëve kryesorë të vitit të kaluar.