FLASH :

Visi i Pojës, pronari i TV Vlora Cable dhe gruaja Përmbaruese/ Dumani i dha goditje fatale mafies rilindase të drogës që vepronte nën tutelën e “padrinove” Gjushi-Ruçi

Kanë një emërues të përbashkët sot të gjithë të arrestuarit nga SPAK dhe prokuroria italiane e anti-mafies, klani mafioz shqiptar i drogës kishte lidhje direkte ose tutelë të Rilindjes dhe funksionarëve të saj politikë.

Që nga Durrësi, Fieri e Vlora, personat që ju gjetën 3 milionë euro cash nga trafiku i drogës në momentin  e arrestimit, të gjithë kanë nisur aktivitete dhe të fuqizohen pas vitit 2013, kur Edi Rama dhe Partia Socialiste erdhën në pushtet.

Epiqenda e këtij klani mafioz ka qenë në Durrës, ku edhe janë lëshuar urdhërat më të shumtë për arreste dhe sekuestro, ku llogariten 3 restorante dhe është shpallur në kërkim Ervis Doçi, që njihet si Visi i Pojës, personazh që vepronte nën tutelën politike të Vangjush Dakos.

Nuk duket se ka qenë rastësi edhe vendosja e një sasie eksplozivi pranë Velierës së qyteti bregdetar, por një mesazh i koduar i miafies për të mos folur. Nuk dihet nëse vendosja e sasisë eksplozive në një zonë ku jeton edhe ish-kryetari i bashksië Durrës, Vangjush Dako, është apo jo rastësia e radhës.

Kujtojmë se një natë më parë, po në Durrës, u krye atentat, ku u vra një anëtar i Avdylajve, një tjetër bandë të Shijakut, me rekorde në trafikun e drogës nëpërmjet portit të Durrësit.

Edhe në Vlorë klani mafioz duket nën ndikim të fortë Rilindas.

Gjatë operacionit të sotëm, në kuadër të ligjit anti-mafia u sekuestrua edhe televizioni Vlora Cable e Nexhmedin Danajt. Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar.

Gjithashtu u vu në pranga, Algerta Fejzulla, që u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet. Ajo është bashkëshortja e Sadrit Danajt.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e grupit të drogës e shtrinte aktivitetin në Fier, ku sipërmarrësi i autobusëve të transportit, Ligor Çombashi, duket se është nën influencën e “padrinos” së PS, Gramoz Ruçit.