FLASH :

Visar Dermaku përballet me një fatkeqësi familjare pas largimit nga Ferma VIP

Pas eliminimit nga Ferma VIP me votat e publikut, gazetari dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Visar Dermaku, i njohur ndryshe si Gani Gërmia, është përballur me një ngjarje të dhimbshme në jetën personale.

Dermaku ka njoftuar përmes një story në Instagram se një i afërm i tij është ndarë nga jeta, duke shprehur pikëllimin dhe keqardhjen për humbjen e madhe familjare. Ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por ka bërë një dedikim emocional që ka prekur ndjekësit e tij.

Largimi nga formati televiziv, i ndjekur nga kjo humbje, ka shënuar një periudhë të vështirë për gazetarin që njihet për stilin e tij satirik dhe ironik në mediat sociale.

POSTIMI I GANIUT

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të hallës sime, Arditit, i cili për vite me radhë përballoi sfida të rënda

shëndetësore me durim dhe forcë të jashtëzakonshme.

Edhe pse i privuar nga lëvizja, Arditi ishte shembull i shpirtit të fortë dhe i një zemre të madhe që rrezatonte dashuri dhe qetësi.

Zoti ia lehtësoftë rrugën drejt përjetësisë dhe e shpërbleftë për vuajtjet e jetës tokësore.

Ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe u prekën nga jeta e tij.”