FLASH :

Vijnë pamjet e para nga spitali i Gramshit. Situatë e rëndë e të plagosurve që po dërgohen në spital

Vijnë pamjet e para nga spitali i Gramshit, ku sot po paraqiten njëri pas tjetrit të lënduar nga ngjarja e rëndë. Burime mjekësore bëjnë me dije se numri i të plagosurve ka shkuar në 8. Gjendja paraqitet e rënduar, ndërsa ekipet shëndetësore po ofrojnë trajtim urgjent. Autoritetet pritet të japin një përditësim zyrtar mbi shkaqet dhe gjendjen e të lënduarve.