Një video e postuar nga kalorësja britanike Laura Robson ka ndezur debat të fortë në rrjet, pasi tregon momentin kur një makinë i kalon shumë pranë dy kuajve në një rrugë të ngushtë dhe i tremb ata. Në pamje, një Skoda Fabia blu kalon më pak se një metër larg kalit të parë, ku ndodhej një fëmijë në sediljen e pasme të makinës.
E shqetësuar se edhe kali i saj mund të reagonte keq, Laura ndalon makinën duke ngritur kamxhikun dhe i bërtet drejtuesit: “F***ing hell! Prit, prit, prit! Është rrugë e gjelbër, të lutem ngadalëso!”
Videoja ka grumbulluar mbi 3,500 komente në vetëm një ditë, me përdoruesit e ndarë në dy kampe. Disa mbrojtën shoferin duke thënë se “nuk mund të ecte më ngadalë pa u fikur makina”, ndërsa të tjerë thanë se rruga ishte për përdorim rekreativ dhe se kalorësja kishte të drejtë të kërkonte respektim të distancës.
Sipas Kodit Rrugor britanik, drejtuesit e automjeteve duhet të ngadalësojnë deri në 10 km/h dhe të mbajnë të paktën 2 metra distancë kur kalojnë pranë kuajve. Megjithatë, disa komentues kritikuan Laura-n që po ngiste kalin në një rrugë të tillë dhe jo në një fushë.
“Makina duhej të ndalonte. Ai nuk kishte hapësirë të kalonte sigurt”, u shpreh Laura në një koment. Por një tjetër ndjekës ironizoi: “Po shkonte më ngadalë se një kamele, për çfarë po bërtet?”
Pavarësisht debatit, videoja ka vënë në pah përplasjen mes drejtuesve të automjeteve dhe kalorësve në rrugët e ngushta të fshatrave, ku shpesh siguria varet nga vëmendja e të gjithëve.

