Bukuresht— Një video e shortit të 1/16-ve të Kupës së Rumanisë, e transmetuar drejtpërdrejt në TV, ka shkaktuar debat të madh pasi në pamje shihet zv.sekretari i Federatës Rumune të Futbollit duke mbajtur gjatë në dorë një prej goglave, e cila më pas “nxirret” nga urna.
Momenti më i diskutuar ndodhi kur nga urna e parë doli emri i Farul Constanța, skuadër që aktualisht renditet në vendin e katërt të elitës rumune pas gjashtë javëve. Pikërisht atëherë, në video shihet Bodescu teksa kap një gogël dhe qëndron me dorën “ngjitur” pas saj, ndërsa “përzien” (thënë me rezervë) të tjerat. Në shikim të parë, veprimi jep përshtypjen se ai nuk donte ta humbiste kontaktinme atë gogël.
Polemikat bazohen në interpretimin e pamjeve televizive; pretendimet për paracaktim të shortit nuk janë të verifikuara në mënyrë të pavarur. Artikulli pasqyron debatin e krijuar rreth videos dhe jo një përfundim zyrtar.