Një video gazmore nga Greqia po bën xhiron e rrjeteve: një cjap u filmua teksa fuste turirin në një gotë mojito në një plazh turistik, mes të qeshurave dhe habisë së pushuesve. Pamjet, që nisën të qarkullojnë fillimisht në rrjete sociale dhe u kapën menjëherë edhe nga media britanike, tregojnë cjapin “kurajoz” që afrohet pranë shezlloneve, kontrollon çantat, pranon ushqime nga pushuesit – dhe më pas “provon” koktejin.
Cjapi, “rock star”-ët e plazheve greke: Në Greqi, veçanërisht në Kretë e ishujt e Egjeut, cjeprit janë prani e zakonshme në male dhe jo rrallë zbresin në bregdet në kërkim të ushqimit. Ngjarje të ngjashme janë bërë virale edhe më herët – si rasti i një cjapi në ishullin Symi që “pushtoi” shezllonet dhe u kthye në sensacion në Facebook me komentin klasik: “Only in Greece!”.
Fenomen që kthehet shpesh në trend: Me dhjetëra video nga plazhe të ndryshme greke tregojnë tufa cjeprish që shëtisin mes turistëve, duke i dhënë bregdetit një “notë” krejt të papritur. Episodi i mojitos vetëm sa e përforcon idenë se, edhe në ishujt më të frekuentuar, surprizat nuk mungojnë – shpesh me pak… qime cjapi për masë.