FLASH :

(VIDEO)Aksident në aksin Himarë- Qeparo, makina përplaset me motorin që udhëtonte çifti i turistëve, humb jetën gruaja

Dy të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Himarë- Qeparo ditën e sotme. Gruaja e cila udhëtonte me motor ka ndërruar jetë sapo është futur në ambulancë.

Himarë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Himarë- Qeparo ditën e sotme. 

Një çift të huajësh që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup.

Policia e Himarës si dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i dërguar në spitalin e Sarandës, por gruaja e cila udhëtonte me motor së bashku me bashkëshortin e saj, ka ndërruar jetë sapo është futur në ambulancë.

Policia po merr në pyetje edhe drejtuesin e makinës tjetër për të nxjerr edhe shkakun e aksidenti.