FLASH :

Video/ Zjarri në Lofkend-Drenie në Fier sfidon zjarrfikësit dhe ushtrinë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

Prej katër ditësh, një vatër zjarri në ekonominë pyjore Lofkënd-Drenie të qarkut Fier vijon të digjet, duke sfiduar forcat zjarrfikëse dhe trupat e Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve zyrtare, sot në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar:

  • 3 mjete zjarrfikëse
  • 30 efektivë të MZSH
  • 25 trupa të Forcave të Armatosura
  • 20 forca bashkiake

Pavarësisht përpjekjeve, terreni i vështirë dhe masivi i dendur pyjor e bëjnë të pamundur ndërhyrjen direkte me mjete zjarrfikëse apo me trupa operacionale. Për momentin, flakët kanë intensitet të ulët, por me fillimin e erës rreth mesditës, ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës.

Autoritetet konfirmojnë se aktualisht nuk ka banesa apo njësi ekonomike të rrezikuara, por mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të vazhdueshëm për monitorimin e çdo ndryshimi.