FLASH :

Video/Zjarri në Delvinë shkrumbon 5 hektarë pisha, vështirësi për ta shuar

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë, Drenie dhe Lofkënd, duke shkaktuar një situatë alarmante për banorët dhe autoritetet.

Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të qilimit halor shumëvjeçar dhe thatësisë ekstreme, ndërkohë që nga terreni i thyer dhe shkurret e dendura po vështirësohet ndërhyrja. Zjarri ka shpërthyer me intensitet të lartë që prej pasdites së djeshme, duke djegur mbi 5 hektarë pyll dhe shkurre deri në këto momente.

Në vendngjarje ndodhen forcat ushtarake të repartit të Poshnjës në Berat, së bashku me zjarrfikësit e Mallakastrës dhe Patosit, të cilët po përballen me vështirësi për shkak të shpërthimeve të befta që ndodhin brenda pyllit.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të tregojnë kujdes dhe të mos afrohen në zonën e rrezikut. Situata vijon të mbetet kritike.