Një zjarr masiv ka përfshirë fshatrat Kullollas dhe Bletës në bashkinë e Gramshit, duke djegur disa banesa dhe duke shkaktuar panik mes banorëve. Raportohet për persona të plagosur dhe për banorë të bllokuar brenda zonës së prekur nga flakët.
Situata mbetet kritike dhe dyshohet se mund të ketë pasoja edhe më të rënda. Autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse janë në terren, ndërsa bëhet apel për ndihmë urgjente dhe mobilizim të menjëhershëm për të shpëtuar jetët e rrezikuara.