FLASH :

Video/Zjarr në Delvinë, rrezikohet edhe Gjirokastra – Ndërhyrja nga toka e pamundur, kërkohet ndërhyrje ajrore

Situata e krijuar nga vatrat e zjarrit në Delvinë është bërë problematike edhe për territorin e Bashkisë Gjirokastër, pasi flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonës së mbrojtur të Piksit. Përhapja e tyre po ndikohet nga drejtimi i erës, duke shtuar rrezikun për përfshirjen e një territori më të gjerë në flakë.

Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri të Gjirokastrës po monitorojnë situatën në terren, por ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Sipas autoriteteve, mënyra e vetme për të kontrolluar dhe neutralizuar flakët mbetet ndërhyrja nga ajri, duke e bërë të domosdoshme angazhimin e mjeteve ajrore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.