FLASH :

Video/Zjarr masiv në Dubai, evakuohen 4000 banorë – ankesa për dështim të sistemeve të alarmit

Një zjarr masiv ka përfshirë një rrokaqiell në Dubai, duke shkaktuar panik të madh dhe evakuimin urgjent të rreth 4000 banorëve nga autoritetet lokale. Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes dhe flakët përfshinë një pjesë të madhe të ndërtesës, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit zgjatën disa orë.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, ndërkohë që banorët u sistemuan përkohësisht në ambiente të sigurta. Zyrtarët lokalë njoftuan se zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve kanë nisur.

“Reagimi i shpejtë dhe profesional i ekipeve tona shpëtoi jetë dhe parandaloi një tragjedi të mundshme”, deklaroi një zëdhënës i Shërbimit të Emergjencës në Dubai. Por mes banorëve ka pasur ankesa të forta për mosfunksionimin e sistemeve të alarmit dhe kaosin gjatë evakuimit. Disa prej tyre thanë se nuk u paralajmëruan në kohë dhe se u detyruan të përdorin ashensorin për të dalë nga ndërtesa, megjithëse holli ishte mbushur me tym.