Një zjarr masiv ka rënë pas zonës së Kombinatit në Tiranë.
Pamjet e mbërritura paraditen e sotme, rreth orës 09:00, tregojnë tymin e dendur që ka mbuluar zonën e prekur. Paraprakisht dyshohet se vatra e zjarrit është fusha e plehrave në Sharrë, një zonë e njohur për grumbullimin e mbetjeve urbane, e cila shpesh përballet me rrezik zjarresh gjatë muajve të nxehtë.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ndërsa për shkak të erës dhe temperaturave të larta, përhapja e flakëve paraqet rrezik për zonat përreth.