FLASH :

Video/Zjarr i fuqishëm në “Pushimin e Shoferit” në Lushnje, rrezikohen banesat në Krutje të Poshtme

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, toka djerrë dhe një parcelë me ullinj rreth 4 dynymësh.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta, ndërsa në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse të Shërbimit Zjarrfikës të Lushnjes, të ndihmuara nga banorët e zonës, të cilët kanë vënë në dispozicion pompa dhe ujin për të mbushur cisternat.

Ndërhyrja energjike e zjarrfikësve, forcave të policisë dhe banorëve ka si qëllim ndalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave të fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë vatrës.

Aktualisht po punohet me intensitet për të izoluar flakët dhe për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe pronën e banorëve. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.