Një skandal tronditës ka përfshirë Britaninë pas dënimit të ish-modelet dhe ish-Miss Britania Samantha Williamson, e cila u shpall fajtore për sulm seksual ndaj një burri që po festonte largimin e kancerit me bashkëshorten e tij.
Ngjarja ndodhi në qershor 2024, në hotelin luksoz Captain’s Club në Dorset, ku çifti Steven dhe bashkëshortja e tij po kalonin një fundjavë prej 1,200 £ për të festuar 40-vjetorin e lidhjes së tyre dhe shërimin e tij nga kanceri i fytit.
Por nata e tyre u shndërrua në makth kur 44-vjeçarja Williamson, e dehur, iu afrua tryezës së tyre, u ul në prehrin e burrit dhe i tha me zë të lartë: “Dua të ulem mbi bambun tënde të madhe.”
Nga flirt në dhunë
Kur ai e refuzoi, ajo shpërtheu në agresion, duke hedhur gota dhe qirinj mbi gruan e tij. Situata përshkallëzoi në dhunë fizike: çifti u rrëzua në dysheme, ndërsa Williamson e gërvishti, goditi dhe i pështyu burrit në fytyrë, duke i shkaktuar gjakderdhje.
“Unë jam 1.90 m i gjatë dhe 146 kg, por ndjeva një shkelje të plotë. Ishte poshtëruese dhe traumatike, sidomos pas asaj që kisha kaluar me kancerin,” – tha viktima Steven Kennedy në një intervistë për Daily Mail.
Dënim i lehtë, reagime të forta
Gjykata e Poole e dënoi ish-Miss Britaninë me një urdhër komunitar 6-mujor, një orë policore nga ora 20:00 deri në 06:00 dhe e detyroi të paguante 1,000 £ dëmshpërblim.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta, pasi shumë kritikë theksojnë se nëse rolet do të ishin të përmbysura – një burrë duke sulmuar seksualisht një grua – dënimi do të kishte qenë shumë më i rëndë.
Steven Kennedy tha:
“Nëse unë do t’i isha hedhur një gruaje në prehrin e saj, sot do të isha në burg. Por ajo u mor në shtëpi nga policia dhe u trajtua me butësi të pabesueshme. Kjo është e padrejtë.”
Nga pasarela në shkatërrim
Williamson kishte qenë modele e agjencisë prestigjioze Storm, që lançoi supermodele si Kate Moss dhe Cara Delevingne. Në vitin 2003 ajo përfaqësoi Britaninë në garën Miss Europe.
Por pas karrierës së suksesshme në modë dhe martesës me një broker amerikan, jeta e saj mori tatëpjetën. Pas divorcit, problemeve me anoreksinë, alkoolin dhe lidhjeve me partnerë me precedent penalë, ajo përfundoi e varur nga alkooli dhe tani e stigmatizuar si një ish-mbretëreshë bukurie që shkatërroi gjithçka.