FLASH :

Ushtria e Putinit dërgon “kalorësit e hekurit” drejt vdekjes në mes të zjarrit ukrainas

Pamje dramatike tregojnë motoristët rusë që nisen me shpejtësi drejt “tokës së askujt”, në misione të dëshpëruara pa kthim, duke u përplasur me zjarrin ukrainas dhe duke u shkatërruar nga dronët. Të pagëzuar si “kalorësit e hekurit”, këta ushtarë përdoren nga komandantët e Putinit për të depërtuar përmes vijave të mbrojtjes ukrainase dhe për të shkaktuar kaos prapa frontit – por zakonisht nuk mbijetojnë.

“Është thjesht një mision vetëvrasës. Ata nuk kthehen kurrë,” deklaron Yevhen, kapiten i brigadës së 28-të ukrainase, për The Times. Vetëm një pjesë e vogël e motoristëve arrijnë të kalojnë vijën e parë – shumica shkatërrohen nga artileria, dronët ose përplasen në gropa të shkaktuara nga granatimet.

Taktika, që nisi si një përpjekje e izoluar në njësi me humbje të mëdha, tashmë është zyrtarizuar në strategjinë ushtarake ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes planifikon të pajisë më shumë se gjysmën e këmbësorisë me motora, quadbike dhe mjete të lehta për infiltrim dhe sulme të befasishme. Por pavarësisht trajnimeve të reja dhe propagandës që i shfaq ushtarët në pistat me shpërthime, këto misione mbeten mjet i dëshpëruar në një luftë që po nxjerr gjithnjë e më shumë fytyrën e vërtetë të dështimit rus.