FLASH :

Turisti ulet mbi karrigen me kristale Swarovski në muze dhe e thyen

Në muzeun e artit Palazzo Maffei në Verona, një vizitë e zakonshme u kthye në incident, pasi një turiste u ul mbi një karrige artistike të mbuluar plotësisht me kristale Swarovski – duke e dëmtuar rëndë. Karrigia “Van Gogh”, vepër e artistit Nicola Bolla, ishte pjesë e ekspozitës dhe konsiderohet një objekt delikat me vlerë të lartë artistike.

Ngjarja ndodhi në mungesë të stafit të sigurisë, ndërsa disa vizitorë po përpiqeshin të realizonin një foto “mbresëlënëse”. Vetë muzeu publikoi videon e momentit dhe njoftoi se për disa ditë nuk ishte e sigurt nëse objekti do të mund të restaurohej. “Fatmirësisht, ia dolëm,” tha institucioni, duke shtuar se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një fushatë ndërgjegjësimi për vlerën e artit dhe respektin që duhet të tregojmë ndaj tij.