Situata në prag të sezonit turistik është e rënduar nga cepi në cep i Shqipërisë.
Pasi dëshmuam se nga Vlora në të dalë të Himarës, gjithçka është kthyer në një kantier ndotës ndërtimi, raportime të reja kanë ardhur në Troç edhe nga Durrësi.
Qytetarët denoncojnë të alarmuar situatë thuajse epidemike të Shkëmbi i Kavajës, zonë ku edhe pse ka hotele luksoze, duket se këto të fundit i derdhin ujërat e zeza në det ditën për diell.
Dhe këtë e bëjnë ne mes të ditës, pa kurrfarë frike nga institucionet lokale apo policia.
Duket se ata që duhet ta garantojnë infrastrukturën dhe të mirën publike, mbyllin një sy përpara kësaj maskarade.
Qytetari denoncon se era e tmerrshme e fekaleve ka pushtuar bregun nga papërgjegjshmëria e privatëve dhe Bashkisë Durrës, që është palë në këtë mesele.
Video e mëposhtme flet vetë: