Një operacion i veçantë i policisë rrugore në Mbretërinë e Bashkuar ka çuar në identifikimin e mbi 100 drejtuesve të automjeteve që shkelën rregullat e qarkullimit brenda vetëm një dite.
Policia përdori një kamion të pa shënuar (HGV) për të monitoruar sjelljet e rrezikshme në rrugë, duke kapur shoferë që përdornin celularin, nuk mbanin rripin e sigurimit apo madje edhe rrotullonin cigare gjatë drejtimit të mjetit.
Operacioni synon të ndalë shkeljet e rrezikshme dhe të rrisë sigurinë rrugore në rrugët britanike. Pamjet e aksionit janë publikuar nga autoritetet si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese.