Është identifikuar trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme rreth orës 16:00, në ujërat e liqenit të Fierzës, pranë këmbëve të urës së Drinit të Zi në Kukës, që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Kukës- Është identifikuar trupi i pajetë i cili u gjet ditën e djeshme rreth orës 16:00, në ujërat e liqenit të Fierzës, pranë këmbëve të urës së Drinit të Zi në Kukës, që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Viktima është shtetasi Luan Nuredinaj, 55 vjeç, nga fshati Oreshkë i Kukësit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit dhe ekspertiza e mjekut ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.