Presidenti Donald Trump ka nxitur sërish kureshtje pasi u shfaq në Shtëpinë e Bardhë me një pjesë të pasme të dorës të mbuluar me grim, duke fshehur një fryrje të rrumbullakët në lëkurë. Ekspertët mjekësorë, të cilët shqyrtuan pamjet për Daily Mail, sugjerojnë se mund të jetë fjala për një mavijosje të zakonshme pas një analize gjaku ose një incident të lehtë fizik.
Dr. Boback Berookhim tha se fryrja mund të vijë nga një pickim insekti, përplasje ose analizë, ndërsa kolegu i tij, Dr. Neal Patel, shtoi se tek të moshuarit si Trump, që është 79 vjeç, edhe kontakti më i lehtë mund të shkaktojë mavijosje për shkak të hollimit të lëkurës dhe dobësisë së enëve të gjakut.
Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, “Presidenti është një njeri i popullit dhe takon më shumë amerikanë sesa çdo president tjetër në histori,” duke ia atribuar njollat shtrëngimeve të shumta të duarve — shpjegim që mjekët e konsiderojnë paksa të ekzagjeruar. Trump i është nënshtruar një kontrolli të gjatë fizik në prill dhe ka pohuar se “doli mirë”, megjithatë, spekulimet për shëndetin e tij vazhdojnë.

